Shqipëria: Rusia përbën kërcënimin më të madh për sigurinë sot

Ministri për Evropë dhe Punëve të Jashtme i Shqipërisë Igli Hasani, ka deklaruar sot në Samitin e OSBE-së në Shkup, se Rusia me sulmin e saj të paprovokuar në Ukrainë ka dëshmuar se përbën kërcënim për sigurinë në botë.

Ai tha se Moska zyrtare, duke shkelur edhe parimet bazë të OSBE-së, po shkon drejt krijimit të konflikteve në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka shprehur shqetësimet për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ku më 24 shtator në Banjska grupi i Milan Radojçiq sulmoi policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku, si pjesë e përpjekjeve për të nxitur destabilizim në Ballkanin Perëndimor, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes nga sulmi i paprovokuar rus në Ukrainë.

“Ngjarjet në Kosovë kanë të bëjnë me përkeqësimet e fundit në këtë përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga lufta në Ukrainë duke nxitur konfliktin në Ballkanin Perëndimor. Ne po bëjmë çmos për t’iu kundërvënë këtyre kërcënimeve së bashku me aleatët dhe partnerët tanë. Shqipëria vazhdon të punojë shumë dhe në mënyrë proaktive për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe paqësor, të mbetet garantuese e rajoneve tona, orientimit evropian të sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë. Por përpjekjet e bashkërenduara dhe të përkushtuara nga të gjithë miqtë dhe partnerët tanë nevojiten për të neutralizuar këto përpjekje për të na kthyer në një kohë politike dhe konflikti identitar. Kosova dhe Serbia duhet të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet përmes dialogut. Natyrisht, nuk ka alternativë për dialogun, por të gjithë duhet të pranojmë se mënyra më e mirë për ta bërë Ballkanin Perëndimor, dhe rrjedhimisht Evropën, më të sigurt, është njohja e pavarësisë së Kosovës dhe vendosja e vendit të saj të merituar në këtë tryezë dhe në çdo forum tjetër ndërkombëtar”, ka thënë Hasan

Back to top button