Shqipëria shënjestër e Iranit? Gjenerali amerikan: Fatkeqësisht po, duhet të jeni vigjilent

“Fatkeqësisht çdo mik i SHBA apo aleati ynë mund të shikohet si një shënjestër”

Çdo mik i SHBA, për fat të keq konsiderohet si një shënjestër e Iranit. Gjenerali amerikan Michael Barbero, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve tha se Shqipëria duhet të jetë vigjilente.

I pranishëm në një takim në Tiranë për sfidat e sigurisë, Barbero deklaroi se vigjilenca duhet të jetë në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike.

I pyetur se a mund të jetë Shqipëria shënjestër për Iranin në të ardhmen, Barbero tha: Fatkeqësisht çdo mik i SHBA apo aleati ynë mund të shikohet si një shënjestër. Për këtë vigjilenca është mjaft e rëndësishme veçanërisht në fushën kibernetike, pasi Irani ka disa aftësi mjaft të sofistikuara për sulmet kibernetike. Për këtë arsye Shqipëria duhet të tregohet mjaft vigjelinetë në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike.

Gjenerali Barbero tha se NATO do të reagojë ndaj çdo sulmi që mund ti bëhet ndonjë vendi anëtar.

“Ka ardhur momenti që partnerët aleatë të qëndrojnë të fortë dhe nuk duhet të vazhdojnë të kërkojnë falje për vrasjen e Soleimanit por është momenti të thonë nëse janë kundër terrorizmit apo jo. Nuk mendoj se ka një konflikt global në horizont. NATO duhet të intensifikojë mbështetjen e operacioneve në Irak. NATO është një aleancë që vazhdon të jetë e rëndësishme dhe vepron në mënyrë të përshtatshme. Mendoj që NATO do të reagojë ndaj çfarëdo lloj sulmi do ti bëhet ndonjë prej shteteve anëtarë të saj”, u shpreh ai.

Gjeneral Amerikan Michael Barbero, i cili ka qenë bashkëpunëtor i afërt me Gjeneralin Petraues ish-komandanti i trupave në Irak si dhe ish Drejtor i CIA, po ashtu dhe me Gjeneralin Jim Jones, ish komandant i NATO dhe ish keshilltar për sigurine në SHBA./oranews

Back to top button