Shqipëria u shpërndan rezolutën kundër Dick Marty anëtarëve të Këshillit të Europës

Misioni i përhershëm Shqiptar u ka shpërndarë rezolutën e miratuar nga Parlamenti shqiptar që i konsideruan të pabaza pretendimet e ngritura nga një raport i asamblesë së Këshillit të Europës më 2011, sipas të cilit gjatë luftës në Kosovë është kryer trafik organesh njerëzore nga udhëheqësit e UÇK-së.
Në raportin shoqërues të rezolutës thuhet se edhe pas 10 viteve hetim pretendimet e raportit të Dick Marty nuk janë vërtetuar dhe nuk janë të bazuara në fakte, dhe fton Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të përgatitur një raport të ri.
“Sipas rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Më 21 korrik 2022, pretendimet e bëra në Raportin Dick Marty për vrasjen e njerëzve me qëllim mbledhjen dhe shitjen e organeve të tyre dhe tregtinë e paligjshme të organeve të njeriut në Shqipëri dhe/ ose Kosovë, të cilat janë të listuara në paragrafët 1 dhe 4 të Rezolutës 1782 të KSBE-së (2011), pas më shumë se dhjetë vitesh hetime të thelluara nga Forca Speciale Hetimore e BE-së dhe pasardhësi i saj, Zyra e Prokurorit të Specializuar, mbeten të pabazuara, të paprovuara në porva dhe fakte dhe për këtë arsye duhet parë si e tillë nga të gjitha institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare”, theksohet në shënim.
Rezoluta u miratua më 21 korrik 2022 nga Kuvendi i Shqipërisë./oranews

Back to top button