Kaloni te përmbajtja kryesore

Shqipëria U21 shënon fitore kundër Andorrës

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar sot fitore, ku në stadiumin “Elbasan Arena” e ka mposhtur Andorrën me rezultat solid 2:0, ndeshje kjo në kuadër të grupmoshave U21.
Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi sulmuesi 20 vjeçar Ernest Muçi, i cili shënon për 1:0 në minutën e 36’ të ndeshjes.
Golin që e vulosi fitoren e sotme dhe të dytin personal e shënoi përsëri Muçi, i cili në minutën e 90+2’ shtesë shënon për rezultatin final 2:0.
Me tre pikët e reja, Shqipëria radhitet e treta në Grupin G me gjithsej gjashtë pikë, aq sa ka edhe Anglia në vend të dytë por me një ndeshje më pak.
Në anën tjetër, Andorra pas katër ndeshjeve të zhvilluara pozicionohet në vendin e fundit në tabelë me asnjë pikë të arkëtuar.
Rezultati i ndeshjes mes Shqipërisë U21 dhe Andorrës është 2:0 në favor të “Kuq e Zinjëve”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button