Shqiptarët e Luginës kërkojnë korrigjimin e kufirit Kosovë- Serbi? (Video)

Arifi: Nuk ka asgjë të keqe nëse bëhet ndryshimi i kufirit Kosovë-Serbi.-Batusha: Korrigjimi i kufirit do të shkaktoj telashe në Ballkan.-Qalaj: Kosova e ka obligim që çështjen e Luginës ta diskutoj në Bruksel.-Kadrijaj: Nuk duhet të preken kufijtë në asnjë variant me Serbinë
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës kanë kërkuar sërish që çështja e korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të shtrohet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel. Por propozimi është kundërshtuar nga përfaqësuesit politikë në Kosovë, si nga pushteti ashtu edhe nga opozita. Edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se ka hequr dorë nga ideja për korrigjimin e kufirit Kosovë-Serbi. (E pergaditi-Burim ZARIQI)./21Media

Back to top button