Shqiptari i nxjerr armën policisë zvicerane
Pas ngacmimit të një vajze 15 vjeçare
Policia e rajonit Kreuzlingen të Zvicrës ka bërë të ditur se ka pranuar telefonata se tre të rinj po e rrihnin një burrë më të moshuar.
Ata kuptuan se bëhet fjalë për babanë e një vajze italiane 15 vjeçare, që është konfrontuar me të dyshuarin shqiptar pasi ky i fundit i ka ngacmuar vajzën, ka bërë të ditur e përditshmja zvicerane Blick.
I dyshuari 25 vjeçar së bashku me një shqiptar tjetër 29 vjeçar dhe një algjerian 19 vjeçar, kanë rrahur burrin deri kur ka arritur policia.
25 vjeçari ishte i armatosur me pistoletë, të cilën e ka nxjerrë edhe kur është ballafaquar me policinë.
Policia ka shtënë me armë, mirëpo askush nuk është lënduar, dhe në fund të tre të dyshuarit kanë përfunduar në pranga./21Media