Shqiptari kapet me kokainë me vlerë tregu 3 milionë euro

Një shqiptar 36-vjeçar, me banim në Itali është vënë në pranga nga autoritetet policore italiane të Ankonës me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike e rezistencë ndaj forcave të rendit.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 21.5 kg kokainë mjaft e pastër që sipas autoriteteve italiane kishte destinacion tregje të ndryshme të shitjes ilegale në territorin kombëtar e me një përftim rreth 3 milionë euro.
Kokaina ishte e konfeksionuar në 20 pako dhe fshehur në një valixhe që është gjetur në bagazhin e një automjeti.
Guardia di Finanza e Ankonës ka informuar se operacioni është ekzekutuar më datë 6 janar 2022, por për motive hetimi që janë ende në fazë paraprake, është bërë publik mëngjesin e sotëm.
Operacioni është ekzekutuar në territorin e komunës së Sant’Elpidio (Fermi) në provincën e Ankonës, pas identifikimit të një automjeti që në orët e para të mëngjesit (mjaft herët) ka udhëtuar me shpejtësi shumë të lartë.
I ndjekur në distancë nga një patrullë e Guardia di Finacës, është verifikuar se drejtuesi shqiptar i tij ka ndaluar pranë një makine tjetër të parkuar, ka marrë nga bagazhi i saj dy pako të vogla, e po me shpejtësi është larguar me automjetin e tij.
Patrulla e Guardia di Financës me dyshimin se ishte duke kryer një grabitje, i kanë kërkuar të ndalojë. Shqiptari nuk i është bindur urdhërit, është përplasur me automjetin e policisë e ka shtuar shpejtësinë.
Pas disa minuta ndjekjeje, në rrugët e Sant’Elpidio, të ngjashme me një film aksioni, financierët italianë kanë mundur të bllokojnë shqiptarin në afërsi të qendrës së qytezës.
Shqiptari kapet me kokainë me vlerë tregu 3 milion euro
Guardia di Finanza ka rekuperuar dy pakot me kokainë të hedhura në rrugë nga dritarja e mjetit në lëvizje, e më pas kanë zbuluar në bagazhin e automjetit tjetër të parkuar, një valixhe brenda së cilës janë gjetur 18 pako të tjera kokainë.
Pesha totale e kokainës së sekuestruar është 21.5 kg e cilësia e saj është mjaft e pastër.
Finanza italiane ka informuar se sasia e madhe e drogës së kapur është tregues se destinacioni i tregtimit të saj nuk ishte vetëm komuna e Sant’Elpidio e territori përreth, por tregje të ndryshme.
Vlera përfituese e kokainës, sipas komunikimit zyrtar të Financës do t’i sillte trafikante një fitim rreth 3 milionë euro.
Është ky sekuestrimi më i madh i kokainës i gjatë viteve të fundit në territorin e rajonit Marche./Oranews
Shqiptari kapet me kokainë me vlerë tregu 3 milion euro

Back to top button