Shqiptari mbyt gruan për motive xhelozie, 31-vjeçarja la pas 4 fëmijë

Etleva Bodi, 31-vjeçe ka ndërruar jetë në Itali mbrëmjen e djeshme.
Shqiptarja nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve të marra, pasi u mbyt nga bashkëshorti i saj, Selami Bodi, 41 vjeç.
Sipas asaj që është konfirmuar deri më tani nga policia, Etleva dhe bashkëshorti i saj kanë pasur një debat të dhunshëm gjatë natës të së premtes për arsye xhelozie, raportojnë mediat e huaja.
Gruaja ndodhej në dhomën e saj dhe po fliste në telefon.
I shoqi e kishte dëgjuar duke folur, hapi derën dhe i vuri duart në fyt duke u përpjekur ta mbyste.
Më pas, kur kuptoi se 31-vjeçarja nuk merrte më frymë, ai vetë bëri thirrje për ndihmë. Katër fëmijët e çiftit, të moshës nga 5 deri në 11 vjeç, po flinin në dhomat e tyre.
Pas mbi një orë përpjekje, punonjësit e shëndetësisë që kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje kanë arritur ta ringjallin gruan, por gjendja e saj ishte kritike.
E transferuar në spital me kodin e kuq, zemra e saj pushoi së rrahuri pas 48 orësh.
Bashkëshorti i viktimës, pa precedentë penalë, u transferua në burgun Marassi (Xhenova), i akuzuar për vrasje të rëndë për shkaqe të parëndësishme. Ai do të merret në pyetje në ditët në vijim.
31-vjeçarja, nënë e 4 fëmijëve ndërroi jetë pas dy dite agonie në spitalin e Savonës./oranews