
Shqiptari nxirret nga psikiatria dhe dëbohet në Shqipëri
Një shqiptar i cili mbahej në një spital psikiatrik në Angli u dërgua drejtpërdrejt nga spitali, në një fluturim deportimi nga Zyra e Brendshme. Bordet e Pavarura të Monitorimit (IMB), një mbikëqyrës
Një shqiptar i cili mbahej në një spital psikiatrik në Angli u dërgua drejtpërdrejt nga spitali, në një fluturim deportimi nga Zyra e Brendshme.
Bordet e Pavarura të Monitorimit (IMB), një mbikëqyrës për burgjet dhe qendrat e largimit të imigracionit, ka ngritur shqetësime për incidentin verën e kaluar në raportin e tij vjetor të botuar të enjten sipas The Guardian.
Sipas raportit, dokumentet e largimit iu dorëzuan burrit në spital nga një mjek atje dhe jo nga një zyrtar i Home Office.
Burri nënshkroi dokumentet e lirimit, por monitoruesit e IMB thanë se ishin të pasigurt se ai e dinte se çfarë po firmoste – të gjitha dokumentet ishin në anglisht dhe ata ishin të paqartë për nivelin e tij të të kuptuarit.
Kur u hoq nga njësia psikiatrike, ai u detyrua të priste në një furgon të Home Office para se të hipte në një avion për në Shqipëri.
Kur monitoruesit pyetën Zyrën e Brendshme për incidentin, zyrtarët thanë se ishte në përputhje me politikat e publikuara, por nuk u angazhuan më tej me shqetësimet e ngritura.

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro





