Shqiptarja Lara Colturi e shtata në zbritjen e parë, lë pas kampionet Shiffrin e Goggia

Skiatorja shqiptare Lara Colturi e mbylli garën në rrëshqitjen e parë në Sllallomin gjigant në vendin e shtatë, në ndalesën e katërt të Kupës Botërore në Skitë Alpine në Copper Mountain të SHBA-së.
Ajo e përshkoi pistën me kohë 1 minutë e 14 të qindtat e sekondës, një kohë e njëjtë me kanadezen Valerie Grenier, e renditur në vendin e gjashtë.
Në rrëshqitjen e parë fituese doli skiatorja nga Zelanda e Re Alice Robinson me 59 sekonda e 3 të qindtat, pasuar nga suedezja Sara Hector dhe austriakja Julia Scheib.
Lara Colturi në rrëshqitjen e parë la lënë shumë prapa mbretëreshën e skive alpine Mikaela Shiffrin, e cila u rendit e 19-ta, si dhe skiatore tjera të njohura si Lutic, Moltzan dhe Sofia Goggia.
Zbritja e dytë e sllallomit gjigand në Copper Mountain zhvillohet nga ora 21:30.
Copper Mountain ndodhet në vargmalin Ten Mile me një pamje të mrekullueshme të Maleve Shkëmbore. Ai shtrihet rreth 100 kilometra në perëndim të Denverit, në Frisco të Kolorados.