Shqiptarja nga Bujanoci gjendet e plagosur në Vranje

Shqiptarja 20 vjeçare është në gjendje të rëndë

Vajza me inicialet A.A. nga fshati Luçan i Bujanocit ishte goditur me një plumb në qafë, ka konfirmuar policia e Vranjes, transmeton telegraf.rs.

Vajza me lëndime të rënda ishte dërguar në spitalin e Vranjes para se të dërgohej në Nish, shkruan rtv21.tv.

Zyra e Prokurorit Publik të Vranjes ka konfirmuar se hetimi po vazhdon. Sipas informacionit, vajza është goditur nga plumbi në hyrjen e një banese.

Sipas kurir.rs, e plagosura ende e ka plumbin në qafë dhe neurokirurgët po punojnë që të kurojnë vajzën, e cila është e vetëdijshme./21Media

Back to top button