Shqiptohen gjoba për taksistët ilegalë

“Aksionet e tilla do të jenë të vazhdueshme”

Zëdhënësi në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka bërë të ditur se gjashtë ekipe të Inspekcionit janë angazhuar sot në ndalimin dhe gjobitjen e taksistëve ilegalë.

“Aksioni ishte i përqendruar në pikat statike në lagjen Dardania, ku zakonisht stacionohen kombit dhe veturat që kryejnë shërbimin e transportit ilegalisht”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai ka treguar se janë shqiptuar gjoba nga 100 euro, për secilin, si dhe u bë konfiskimi i targave.

“Aksionet e tilla do të jenë të vazhdueshme (brenda dhe jashtë orarit zyrtar të punës), me kapacitet të shtuar edhe të Inspektorëve edhe të Policëve, si në pikat statike brenda lagjeve ashtu edhe nëpër stacione të autobusëve, deri në eliminimin e kësaj dukurie që po e rëndon dukshëm trafikun në Prishtinë”, ka thënë Tahiri./21Media

Back to top button