14 pacientë me oksigjeno-terapi

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 38 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.
Sipas SHSKUK-së, 14 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 dhe 24 të tjerë që po marrin trajtim mjekësor post COVID-19.
Me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 8 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë, post-COVID
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka asnjë pacient
Spitali i Gjakovës, 6 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient./21Media

Back to top button