ShSKUK: Për tetë muaj janë kryer 2 milionë analiza për mbi 338 mijë pacientë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka njoftuar se për tetë muaj në klinikë janë kryer 2 milionë analiza për mbi 338 mijë pacientë.
Drejtori i kësaj klinike, Shemsi Veseli ka njoftuar në lidhje me disa shërbime të reja që do të fillojnë të kryhen në këtë klinikë që kanë të bëjnë me shërbimin e imunologjisë, analiza të hemostazës dhe disa parmetra të tjera për foshnjet e porsalindura dhe shumë të tjera që më parë nuk janë kryer në këtë klinikë.
Në takim me ushtruesën e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi u bisedua gjithashtu lidhur me investimet që do të bëhen në aparaturë mjekësore dhe mirëmbajtjen e saj, e poashtu furnizimin e rregullt me reagensë./21Media

|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button