ShSKUK, të spitalizuar 4 pacientë me Covid-19 dhe 25 post- Covid
Katër pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 25 post-Covid, po marrin trajtim mjekësor në ShSKUK. Kështu ka informuar sot Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, i cili ka bërë të ditur se me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive, një pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 1 pacient
Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient i spitalizuar
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 2 pacientë/21Media