Shtatë aksidente trafiku në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë regjistruar shtatë aksidente trafiku me të lënduar.
Në Lipjan, kryesisht në rrugën “Dëshmorët e Kleçkës”, rreth orës 16:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes veturës dhe një këmbësori, nga i cili ky i fundit ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në Gjilan janë raportar tri aksidente trafiku.
Rreth orës 23:10, dy vetura janë përfshirë në aksident, ndërkaq kanë mbetur të lënduar dy ngasësit e automjeteve.
Njëri nga ta është dëguar në QKUK, ndërsa tjetri është liruar në shtëpi pas ndihmës së parë.
Rreth orës 13:50 është raportuar për një tjetër aksident mes dy makinave në Zhegër, ku të dy ngasësit kanë pësuar lëndime trupore, ndërkaq pasi kanë marrë ndihmën e parë janë liruar për në shtëpi.
Në Livoq të Poshtëm është raportuar se rreth orës 11:20 ka ndodhur një aksident në të cilin kanë qenë të përfshira tri makina.
Si pasojë e aksidentit dy nga ngasësit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.
Viti, rreth orës 11:10 është raportuar për një aksident ku janë përfshirë dy makina.
Nga ky aksident dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar.
Në Polac të Mitrovicës së Jugut, rreth orës 14:00 Policia është njoftuar për një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshira dy automjete.
Si pasojë e aksidentit, lëndime ka pësuar pasagjerja, ndërkaq pas tretmanit mjekësor është liruar.
Në Bukosh të Skënderajt është raportuar rreth orës 17:40 për një aksident trafiku, ku ka qenë i përfshirë vetëm një automjet.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët pas ndihmës së parë janë liruar për në shtëpi./21Media

Back to top button