Shtatë civilë të vrarë në Kharkiv në 24 orët e fundit

Kryebashkiaku i Kharkiv ka thënë se shtatë civilë në qytet kanë vdekur në 24 orët e fundit – një dyvjeçar mes tyre.
Ai shtoi gjithashtu se 22 janë lënduar.
Kjo vjen pas sulmeve me raketa në qytetin e rrethuar dje.
Ndryshe, asnjë korridor humanitar nuk do të hapet sot, me zëvendëskryeministren e Ukrainës që akuzon Rusinë për shkeljen e kushteve të armëpushimit;
Volodymyr Zelenskyy po përgatitet për më shumë takime ballë për ballë me liderët botërorë në Kiev – sot me Letoninë, Poloninë dhe Lituaninë./21Media

Back to top button