Shtatë komisione parlamentare mblidhen sot

Sot gjatë ditës do të mblidhen shtatë komisione parlamentare.
Katër komisionet e para do të mblidhen nga ora 10:00, ai për Ekonomi në ora 11:00, ndërsa në ora në ora 13:00 do të mblidhen dy komisionet e fundit të parapara për ditën e sotme.
Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, i cili do të mblidhet nga ora 13:00 do të raportojë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe U.D i drejtorit të Thesarit, Nysret Koca.
Ja cilat komisione do të mblidhen:
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton në parim Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe Peticione, shqyrton Raportet me Rekomandime për Projektligjin për Sigurinë Kibernetike dhe për Tubimet Publike. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjet për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës dhe pёr Kinematografinë. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton vendimin e Qeverisë për Investitorin strategjik “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L.L.C” dhe plotësim ndryshimin e Ligjit për energjinë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021, dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për miratimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe U.D i drejtorit të Thesarit, Nysret Koca, raportojnë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

Back to top button