Kaloni te përmbajtja kryesore

Shtatë persona të vrarë, mbi 20 të plagosur në Kharkiv

Të paktën shtatë persona u vranë dhe 22 u plagosën nga bombardimet në 24 orët e fundit, sipas guvernatorit të Kharkiv, Oleh Synegubov.

Ai tha se trupat ukrainase kanë rrëzuar dy avionë rusë që sulmuan rajonin.

Kharkiv – i cili ndodhet afër kufirit – ka qenë nën sulm që nga fillimi i luftës, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Por, ndryshe nga rajonet më në perëndim, të cilat kanë parë largimin e trupave ruse ditët e fundit, Kharkiv është ende në rrezik.

Kjo është për shkak të pozicionit të saj në skajin e rajonit lindor të Donbasit të Ukrainës, zonë që Rusia shpreson të marrë në ofensivën e saj të radhës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button