Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan në polici brenda 24 orëve

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit.
Dy janë regjistruar në Prishtinë, e dy të tjera në Podujevë, nga një tjetër në Kaçanik, Pejë e në Gjakovë.
Në Prishtinë, një burrë është arrestuar pasi që dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti tjetër në Prishtinë ka të bëjë me një djalë i cili vuan nga probleme shëndetësore psikike si dhe është përdorues i substancave narkotike.
Si pasojë e kësaj siç thuhet në njoftim, ai vazhdimisht shkaktonte probleme në familje duke i kanosur anëtarët e familjes.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit është dërguar për shërim në klinikën psikiatrike”- theksohet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në urgjencën e psikiatrisë në Prishtinë është intervistuar një grua pasi që dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Sipas policisë, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa rasti ka ndodhur në Podujevë.Pas një mosmarrëveshje në familje, babai dyshohet se ka rrahur djalin e tij, i cili sipas Policisë dyshohet se është me probleme mendore.
Pasi që ky i fundit kishte tentuar ta sulmoi fizikisht nënën e tij.
Sipas Policisë, i dyshuari, djali në këtë rast është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.Një rast tjetër dhunës në familje ndodhi në Podujevë.
“Raportohet se bashkëshorti, i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se i ka shkaktuar dhunë fizike, psikike dhe kanosje viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar : një armë zjarri-pistoletë me 50 copë fishekë dhe një sprej” – thuhet në njoftim.
“Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari –djali është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”- thuhet në njoftim.
Rasti tjetër është regjistruar në Kaçanik.
Në Pejë, një burrë është arrestuar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Dhunë ndaj një gruaje është raportuar edhe në Gjakovë.
Një burrë është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht gruan me të cilën është duke bashkëjetuar.
Sipas forcave të rendit, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje është dërguar në mbajtje .