Shtatë të lënduar në një aksident në Shushicë të Istogut

Shtatë persona janë lënduar në një aksident të trafikut që ka ndodhur në mes katër veturave në fhsatin Shushicë të Istogut.

Lajmin për media e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:00 policia është njoftuar për një aksident në rrugën Istog-Rakosh në fshatin Shushicë. Në aksident të involvuara janë katër vetura. Shtatë persona janë lënduar dhe kanë kërkuar tretman mjekësor, ku sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për ketë”, tha Gashi./21Media

Back to top button