Shtatë të vdekur nga përplasja e një makine me emigrantë

Shtatë persona humbën jetën dhe katër të tjerë u lënduan kur një makinë me targa serbe që transportonte emigrantë u përplas me një shtëpi në Hungari të hënën vonë, pasi shoferi i saj refuzoi të ndalonte për një kontroll, tha policia.
Shoferi pa se policia po kontrollonte makinat në fshatin Morahalom afër kufirit serb dhe u përpoq t’i shmangte duke u larguar me shpejtësi, tha policia të martën për agjencinë e lajmeve MTI.
Makina, e cila mbante 10 emigrantë dhe ishte nisur drejt qytetit të Szeged, më pas u përplas me një shtëpi, transmeton rtv21.tv.
Policia tha se drejtuesi i mjetit, i cili gjithashtu mbeti i lënduar, u ndalua dhe ndaj tij do të nisë procedimi për trafikim personash dhe shkaktim të një aksidenti masiv me fatalitet.
Javën e kaluar 2,419 emigrantë u ndaluan në kufijtë e Hungarisë, tregojnë të dhënat e publikuara nga policia./21Media

Back to top button