Shtatë ushqimet më të mira për kujtesën dhe humorin

Një nga aspektet më të trishtueshme të plakjes është që memoria fillon të mos jetë si mëparë.

Gjatë gjithë jetës, kurba e aftësive të të nxënit është në rritje deri në një moshë të caktuar e më pas nis rënia.

Për shembull, shpejtësia e përpunimit të informacionit nis të bjerë pas adoleshencës, ndërkohë që aftësia leksike vazhdon edhe pas të 60-ve.

Mënyrat më të mira për të mbajtur trurin në formë janë aktiviteti fizik, ndërveprimi me familjen dhe miqtë, leximi, gjëagjëzat e të tjerë.

Por këto nuk mjaftojnë për një mendje të shëndoshë.

Peshqit

Peshqit dhe frutat e detit janë të pasur me acide yndyrore omega-3.

Këto acide yndyrore janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e funksioneve të trurit.

Gratë shtatzëna rekomandohet të hanë shumë peshk gjatë shtatzanisë për të përmirësuar rritjen dhe zhvillimin e trurit të foshnjës.

Peshqit më të mirë janë: salmoni, peshku ton, skumbria, midhjet, sardelet dhe trofta.

Frutat e Pyllit

Frutat e pyllit kanë shumë antioksidantë të cilat e mbrojnë trurin nga sëmundjet e ndryshme.

Këto substanca të mirë përmirësojnë kujtesën dhe aftësitë e të nxënit.

Frutat më të mira të pyllit janë luleshtrydhet, boronica, manaferra përbërësit e të cilëve përmirësojnë komunikimin e brendshëm të neuroneve në tru.

Arrorët

Arrorët janë të pasur me proteina, fibër, vitamina, antioksidantë dhe përbërës të tjerë që mbështesin shëndetin e zemrës por edhe të trurit.

Acidet polio-të-pangopura tek arrorët mirëmbajnë shëndetin e zemrës dhe kjo e fundit është e lidhur ngushtë me funksionet e trurit.

Perimet

Perimet si brokoli, barishtet e egra, lakrat e vogla ofrojnë sasi të larmishme të vitaminë K e cila është e domosdoshme për sinjalet që dërgojnë qelizat e trurit.

Studimet thonë se një regjim i pasur me vitaminë K ndihmon ndjeshëm në përmirësimin e funksioneve të trurit.

Kafeja

Kafeina besoeht të jetë mirëbërëse për lëndën gri të trurit.

Kafeina rrit përqendrimin, përmirëson kohën e reagimit, kujtesën vizuale, përmirëson humorin dhe ul rrezikun e depresionit.

Megjithatë, sasia e rekomanduar ditore e kafesë është deri në 5 filxhanë në ditë dhe jo më tepër.

Çokollata e Zezë

Flavonoidët tek çokollata e zezë përmirësojnë qarkullimin e gjakut, mbrojnë shëndetin e zemrës dhe e mbajnë zemrën të mprehtë.

Konsumi i rregullt i çokollatës me mbi 70 përqind kakao e mbron trurin nga shumë sëmundje dhe e mban atë të mprehtë.

Farat

Farat janë të pasura me yndyrna të shëndetshme, antioksidantë dhe fibër.

Farat më të mira për shëndetin e trurit janë farat e lulediellit, farat e linit dhe farat e kungullit./AgroWeb.org

Back to top button