Shtatë viktima dhe 502 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

 
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 2841 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 502 qytetarë.
Rastet pozitive me COVID-19, sipas MSHMS janë në këto bashki: 201 në Tiranë, 46 në Berat, 32 në Fier, 27 në Durrës, 20 në Shkodër, 17 në Gjirokastër, 12 në Kamëz, 11 në Vlorë, nga 10 raste në Lushnjë, Elbasan, nga 8 qytetarë në Lezhë, Krujë, Pogradec, nga 7 qytetarë në Skrapar, Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kavajë, Peqin, nga 5 qytetarë në Tepelenë, Sarandë, Roskovec, nga 4 qytetarë në Kukës, Tropojë, Korçë, Dimal, nga 3 qytetarë në Gramsh, Mat, Vorë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Mirditë, Kurbin, Shijak, Himarë, Përmet, Kuçovë, Librazhd, nga 1 qytetar në Poliçan, Devoll, Memaliaj, Libohovë, Delvinë, Patos, Dibër, Rrogozhinë, Has, Pukë.
“Janë 8247 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar”, informon Ministria.
Në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov-2 pozitiv: një qytetare nga Durrësi 57 vjeçe, gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 59-86 vjeç.
“Janë shëruar 611 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 184,247 që nga fillimi i epidemisë”, bën të ditur Ministria.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Back to top button