Shtëpi dykatëshe nga balta, vetëm nga balta
Një shkrirje e artit dhe arkitekturës, kjo shtëpia e vogël duket sikur është nga një përrallë. Por, në realitet ajo dodhet në Kolumbi ku arkitekti Octavio Mendoza e ndërtoi me ndihmën e baltës. Dhe vetëm nga balta, pa përdorur asnjë material tjetër, ai arriti të ndërtojë një shtëpi dykatëshe.
Ai e la të thahej dhe të ngurtësohej në diell, dhe kur “ndërtimi” përfundoi, të gjithë arritën në përfundimin se dukej si një pjatë ku mund të jetoni.
Vetë forma e shtëpisë pasqyron dëshirën e arkitektit për t’u ndërtuar në harmoni me natyrën. Përveçse është e qëndrueshme, format e saj të buta dhe të lakuara të kujtojnë harmoninë që mbretëron në natyrë, transmeton rtv21.tv.
Brendësia e shtëpisë është e bollshme dhe komode. Korridoret dhe dritaret janë hermetike, dhe dyshemetë janë të shtruara me mozaikë shumëngjyrësh. Dhe asgjë nuk mungon – ka një dhomë dite, disa dhoma gjumi, një kuzhinë dhe banjë të pajisur plotësisht, një shkallë që të çon në dhoma më luksoze dhe dhoma pushimi… Epo, po, edhe mobiljet janë prej balte!
Ajo që filloi si një eksperiment u shndërrua në një sukses të quajtur beso ose jo. Do të ishte turp ta “shpenzoje” vetëm për një familje, ndaj shtëpia mbeti e hapur për vizitorët që mund të hyjnë me një çmim simbolik prej 20 kunash.
Arkitekti ka plane shtesë të papërfunduara. Ai kujton se në pjesë të caktuara të botës ka shumë shembuj të kësaj lloj arkitekture që mund të përshtatet me natyrën dhe të mos dëmtojë mjedisin gjatë ndërtimit./21Media
