Shtëpia e Bardhë i dekurajon amerikanët që të shkojnë për të luftuar në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë po i dekurajoi amerikanët të udhëtojnë në Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit nga pushtimi rus, pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kërkoi të huajve të vinin në luftë.
“Ukrainasit kanë treguar guximin e tyre dhe po kërkojnë çdo burim dhe levë që kanë për të mbrojtur veten,” tha zëvendëssekretarja kryesore e shtypit Karine Jean-Pierre në bordin e Air Force One.
“Ne përshëndesim guximin e tyre, megjithatë këshillimi ynë i udhëtimit mbetet”, shtoi ajo, pëcjellë rtv21.tv
Jean-Pierre përsëriti “qytetarët amerikanë nuk duhet të udhëtojnë në Ukrainë”.
Në një deklaratë të dielën, Zelensky iu drejtua të gjithë qytetarëve të botës, miqve të Ukrainës, paqes dhe demokracisë, duke thënë “kushdo që dëshiron të bashkohet me mbrojtjen e Ukrainës, Evropës dhe botës mund të vijë dhe të luftojë krah për krah me Ukrainasit kundër kriminelëve rusë të luftës”./21Media