Shtëpia e Bardhë: Kishte të qeshura dhe raport të pastër ndërmjet presidentit Biden dhe Papës
Presidenti amerikan Joe Biden u takua me Papa Françeskun dhe takimi i tyre ka zgjatur plot 90 minuta.
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se takimi Biden-Françesku ishte “shumë i ngrohtë” që nga momenti kur delegacioni amerikan ka arritur në Vatikan.
“Kishte të qeshura dhe raport të pastër ndërmjet presidentit Biden dhe Papës”, thuhet në njoftim zyrtar.
Në njoftim thuhet se Biden dhe Papa Françesku kanë diskutuar për një sërë çështjesh të rëndësishme, me prioritet pandeminë me koronavirus dhe ndryshimet klimatike.
Bideni është presidenti i 14-të i SHBA-së që takohet me një Papë në Vatikan.
Kjo është hera e parë që Bideni viziton Vatikanin që nga viti 2016, kur ende ishte duke e marrë veten pas humbjes së djalit të tij Beau si pasojë e kancerit.
Pas takimit me Papa Françeskun, Joe Biden është takuar edhe me presidentin Italian, Sergio Mattarella dhe kryeministrin, Mario Draghi./21Media