Shtëpia e Bardhë ndan fotot e udhëheqësve për të shënuar takimin ‘historik’

Pak minuta pasi Presidentët Trump dhe Putin nisën samitin e tyre në Alaska, Shtëpia e Bardhë ndau një fotografi të dy udhëheqësve duke qëndruar së bashku dhe duke buzëqeshur.

Fotografia shoqërohet me një mbishkrim të shkurtër; “Në kërkim të paqes” – slogani për samitin e sotëm.

Menjëherë pas kësaj, një imazh i dytë i Trump dhe Putin duke ecur në qilimin e kuq ndërsa shkonin drejt makinës së presidentit amerikan – The Beast – u nda në llogarinë zyrtare me një mbishkrim me një fjalë: “Historik”./21Media

Back to top button