Shtëpia e Bardhë thotë se Biden do të përfundojë mandatin e tij

(Lajm i përditësuar)

Shtëpia e Bardhë thotë se Biden do të përfundojë mandatin e tij

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti Joe Biden po “pret me padurim të përfundojë mandatin e tij” kur u pyet për disa republikanë të Kongresit që po i bëjnë thirrje Biden të largohet nga presidenca. Biden tha në deklaratën e tij fillestare se ai do të përfundojë mandatin e tij.


Bill e Hillary Clinton mbështesin Harrisin

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton kanë deklaruar se e mbështesin Kamala Harrisin për kandidate për presidente të SHBA-së.

“Ne jemi të nderuar t’i bashkohemi presidentit në miratimin e zëvendëspresidentes, Kamala Harris, dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbështetur atë”, thuhet në një deklarim të përbashkët


Demokratja e parë pas Biden tregon mbështetje për Harris

Demokratja e parë pasë Joe Biden e ka shfaqur mbështetjen e saj pas Kamala Harris për të qenë kandidatja e ardhshme për presidente e partisë.

Pramila Jayapal, kongresmene për distriktin e shtatë të Washingtonit, ka mbështetur publikisht nënpresidenten aktuale për të kandiduar kundër Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.


Trumpi reagon pas tërheqjes së Bidenit

Kamala Harris do të jetë më e lehtë të mposhtet në garën për Shtëpinë e Bardhë sesa Joe Biden, ka thënë Donald Trump.

Në një telefonatë me CNN disa minuta pasi Bideni njoftoi largimin e tij nga gara e vitit 2024, Trumpi tha se nuk e dinte se me kë do të përballej, por sugjeroi se zëvendëspresidentja Harris nuk do t’i krijonte atij një problem më të madh se presidenti në detyrë.

“Nga pavarësia energjetike te lejimi i miliona e miliona emigrantëve të paligjshëm. Ne do ta rregullojmë atë që ka bërë”, u shpreh tutje ai.

Kur u pyet nëse ishte i befasuar me njoftimin, Trumpi tha: “Ai nuk duhet të kishte qenë kurrë atje në radhë të parë… duhet të kishte qëndruar në bodrumin e tij”.


Joe Biden tërhiqet nga gara për president, mbështet Kamala Harris

Presidenti Joe Biden ka shprehur mbështetjen e tij për zëvendëspresidenten Kamala Harris, pasi më herët njoftoi tërheqjen nga gara elektorale e nëntorit në SHBA.

“Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratë – është koha të mblidhemi dhe të mposhtim Trump. Le ta bëjmë këtë,” tha Biden në X.

Ai tha se zgjedhja e Harris si kandidatja e tij në vitin 2020 ka qenë “vendimi më i mirë që ai kishte marrë”.


Joe Biden tërhiqet nga gara për president

Presidenti i Amerikës Joe Biden ka njoftuar se është tërhekur nga gara për ta fituar edhe një mandat të ri si president i SHBA-ve.

Kjo u bë e ditur nga një njoftim i postuar në platformën ”X” të Bidenit.

Biden ka thënë se beson që tërheqja nga gara është në interesin më të mirë për Partinë Demokratike dhe SHBA-në, në mënyrë që të fokusohet tërësisht në kryerjen e mandatit që ka aktualisht.

Ky vendim vjen pas thirrjeve në rritje për largim të Bidenit nga gara për zgjedhjet e nëntorit, sidomos pas një debati që ka zhvilluar me kandidatin e republikanëve për president, Donald Trump, në të cilin nuk ka pasur performancë të mirë./21Media

Back to top button