Shtëpia e Shëndetit në Kaçanik, cak i hajnave

Një krevat dhe disa medikamente shëndetësore janë vjedhur në Shtëpinë e Shëndetit në fshatin Shtraz të Kaçanikut.
Ankuesi kosovar, punëtor i Shtëpisë së Shëndetit, ka informuar në Polici se më 4 nëntor të këtij viti person-a të dyshuar të panjohur me forcë kanë hapur derën e objektit dhe kanë vjedhur.
Policia përmes raportit ditor ka thënë se nuk dihet vlera e dëmit.
Ndërsa, rasti është duke u hetuar./21Media