Shtetasi i Kosovës ndalohet për ryshfet në “Bllacë”, vendosi 10 euro në pasaportë

Gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare “Bllacë” është ndaluar një shtetas i Kosovës pasi i njëjti, sipas Policisë, tentoi të korruptonte policët me 10 eruo, përcjell TV21.

“Më datë 15.04.2025 rreth orës 19.30 në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, në hyrje të vendit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria Sh.B. (51) nga Kosova, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhënia e ryshfetit” nga neni 358 paragrafi 1 i Kodit Penal. Gjegjësisht, gjatë kontrollit kufitar, ai ka paraqitur dokumente për veturën e pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Kosovës, të cilën po e voziste dhe në pasaportën e tij ka vendosur një kartëmonedhë prej 10 eurove. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Back to top button