Shtetasi i Serbisë tenton të futet në Kosovë me 10 euro ryshfet

Mëngjesin e sotëm në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, në hyrje nga Serbia për në Kosovë Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë me arsyetimin se personi i ka ofruar ryshfet për mos posedim të vërtetimit të vaksinimit të plotë kundër COVID-19.

“Më datën 25.10.2021 në orën 08:40, në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, në hyrje nga Republika e Serbisë për në Republikën e Kosovës, ka ardhur një automjet me targa të serbe në të cilin ishin dy persona, shtetas të Serbisë. Gjatë kontrollimit dhe regjistrimit të dokumenteve të personave dhe automjetit, i dyshuari ka prezantuar dokumentet e nevojshme por nuk ka prezantuar dëshmi për bashkudhëtarin e tij, për kushtet e hyrjes në Republikën e Kosovës, i cili nuk kishte vaksinim të plotë kundër COVID-19. Nga zyrtarët policorë bashkudhëtarit i është refuzuar hyrja në RKS, bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat mbrojtëse kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e Policisës.

Personi i dyshuar është intervistuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë./21Media 

Back to top button