Kaloni te përmbajtja kryesore

Shtetasi i Shqipërisë kapet me kanabis në Vërmicë

Një shtetas i Republikës së Shqipërisë është ndaluar nga policia në Pikën Kufitare në Vërmicë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm (03:30), pasi në veturën e tij me targa të huaja u gjetën 3.04 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa.

Pas kontrollit dhe sekuestrimit të substancës, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe do të hetohet në procedurë të rregullt. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për rastin.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button