Shtetet e Qunit-it për takimin e sotëm: Ne nuk ndërmjetësojmë

Deklarohen përfaqësuesit e shteteve të Quint-it lidhur me takimin VV -LDK

Shtetet Quint-it përmes një komunikate për media kanë sqaruar pozicionin e tyre për formimin e Qeverisë duke iu referuar takimit të sotëm VV-LDK, ku pritet që edhe përfaqësuesit e tyre të marrin pjesë.

Ata me këtë rast kanë përsëritur deklaratën e dhënë para zgjedhjeve të 6 tetorit ku thuhej se çdo sygjerim se qeveritë e tyre përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë, shkruan 21Media.

Shtetet e Quint-it kanë përsëritur se roli i tyre se nuk do të jetë ndërmjetësues.

Në fund ata shprehën inkurajim për të gjitha partitë të përqëndrohen në aspiratat e popullit të Kosovës./21Media

Back to top button