Shtime, arrestohet 32 vjeçari pasi kërcënoi babain
Është arrestuar i dyshuari L.G(32 vjeç), pasi i njëjti ka kërcënuar babain e tij S.G, pas një mosmarrëveshje për një veturë mes këtyre dy të fundit.
Sipas njoftimit të Policisë, mbrëmë rreth orës 23:28 është raportuar për një rast të dhunës në familje, në Pjetështicë të Shtimes.
I dyshuari, sipas njoftimi të Policisë ka shkaktuar edhe dëme materiale.
I njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, pas intervistimit me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media