Shtiu me armë zjarri, i konfiskohen pjesë të AK-47, arrestohet burri nga Gjakova
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri.
Referuar raportit 24-orësh të Policisë së Kosovë thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja fishekësh. Por nuk ka arritur të gjej armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se është shtënë.“
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja ndërsa arma e përdorur nuk është gjetur. Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit me ç’ rast janë gjetur dhe konfiskuar dy karikatorë dhe kondaku i armës AK-47”, thuhet në raportin ditor të policisë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /21Media