Shtiu me pushkë drejt qenit të komshiut, arrestohet

Një burrë u arrestuar në Prishtinë të premten për përdorim të armës dhe keqtrajtim të kafshës.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari shtiu me armë drejt qenit të komshiut.

Ndërkaq ai është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me pushkë gjuetie në drejtim të qenit i cili ishte futur në oborrin e tij, ndërsa qeni ishte pronë e ankuesit-fqinj i të dyshuarit. Njësitet policore në vendin e ngjarjes tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e cila dyshohet se është përdorur, 5-fishekë dhe 1-gëzhojë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Back to top button