Shtohet fluksi i automjeteve në dalje të Kosovës, pritjet deri në 5 orë

Pritjet në pikat kufitare për të dalë nga Kosova, nuk po ulen, përkundrazi ato sa shkojnë e rriten.

Në pikën kufitare të Merdarit, pritjet vijojnë deri në pesë orë, e kolonat afro dy mijë metra.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare, Dheu i Bardhë gjithashtu pritje ka deri në një orë e gjysmë, në Muçibabë 40 minuta dhe në Mutivodë deri në gjysme ore.

Në pikat tjera, nuk ka dhe aq fluks të madh të pritjeve, maksimalja deri në 15 minuta.

Back to top button