Shtohet numri i të vdekurve nga shpërthimi në Paris
Katër të vdekur e dhjetëra të lënduar
Numri i të vdekurve nga një shpërthim gazi në qendër të Parisit është shtuar në katër, pasi punonjësit e shpëtimit gjetën trupin e një gruaje në rrënoja.
Dy zjarrfikës dhe një turiste spanjolle humbën jetën gjithashtu në shpërthimin e së shtunës në një furrë buke pranë një zone të banuar, transmeton rtv21.tv.
Dhjetëra persona u plagosën në shpërthim, gjë që gjithashtu shkaktoi dëme në rrugët dhe ndërtesat e afërta.
Shkaku i këtij incidenti u mendua të ishte aksidental pas një rrjedhjeje të gazit./21Media
