Shtrenjtohet buka edhe në Podujevë

Banorët e Podujevës shprehen të pakënaqur

Sikur edhe në disa vende të tjera të Kosovës, edhe në komunën e Podujevës sot furrtarët kanë shtrenjtuar bukën.

Banorët e Podujevës shprehen të pakënaqur me ngritjen e çmimit të bukës, ngase shumë prej tyre kanë gjendje të rëndë socio -ekonomike.

Ndërsa, edhe shumë qytete të Kosovës kanë pësuar ngritje të çmimeve të bukës dhe artikujve të tjerë, pas vendimit të Qeverisë për ngritje në 100 përqind të takës së mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. 

Qeveria e Kosovës ka miratuar më 21 nëntor propozimin e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala për të vendosur taksë prej 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre nga Bosnja.

Back to top button