Shtrenjtohet nafta në Shqipëri

Bordi i Trasparences ka rritur sërish çmimin e naftës në Shqipëri.
Kështu, sipas mediave atje, litri i naftës nga sot do të shitet 248 për litër nga 238 që ishte deri më tani!
“Vendimet e Bordi i Transparencës në datë 27 Gusht 2022, janë si rezultat i rritjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran ku benzina ështe ulur me -33$/ton dhe Gazoili është rritur me + 75 $/ton nga data 22.08.2022. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 248 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 236 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 79 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 67 lekë/litër për automjetet. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button