Shtyhet afati për regjistrimin për votimin e personave me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është shtyrë afati për regjistrimin për votimin e personave me nevoja të veçanta.

KQZ ka njoftuar se afati është shtyrë deri sonte në mesnatë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se është shtyrë afati për regjistrimin për Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta, deri më 06.02.2025, në ora 12:00”, thuhet në njoftim.

Back to top button