Shtyhet gjykimi i vrasjes së Almirit

Avokatët kërkuan plotësimin e ekspertizës së ekspertëve

Për shkak të mungesës së ekspertit nga Klinika psikiatrike e Shkupit, seanca e sotme gjyqësore kundër Boban Iliqit, i dënuar për vrasjen e katërvjeçarit Almir Aliut, është shtyrë. Mjekja, një kohë të gjatë ishte në pushim mjekësor dhe nuk mundet të marrë pjesë në seancë. Në seancën e fundit, mendim të tij dha një nga ekspertët, i cili para gjykatës prezantoi ekspertizën psikiatrike, në të cilën tregohet se Boban Iliq, nuk e ka kryer vrasjen me qëllim, ashtu siç ngarkohet nga ana e prokurorit, shkruan TV21.TV

Avokatët e familjes Aliu nuk ishin të kënaqur me rezultatet e ekspertizës dhe vlerësojnë se nuk janë marrë parasysh të gjitha provat e paraqitura në gjykatë, dhe lajmëruan që do të kërkojnë ekspertizë tjetër.

Vitin e kaluar para Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë, Ilic me makinën e tij ka goditur Almirin dhe prindërit e tij, ngjarje pas së cilës katërvjeçari vdiq nga plagët e marra. Këtij incidenti i paraprihet një debat mes familjes dhe të akuzuarit gjatë pritjes në rend në Klinikë.

“Raporti i njëjtë nga ana e ekspertëve është bërë në mënyrë të selektuar, me qëllim, eventualisht për t’i ndihmuar të akuzuarit. Prandaj ne si të autorizuar, por edhe si avokat të familjes Aliu, insistojmë që kjo ekspertizë të plotësohet me të gjitha provat dhe dokumentet të cilat nuk u janë mare parasysh nga ekspertët e njëjtë”, tha Asmir Alispahiq, avokat i familjes Aliu./21Media

Back to top button