Shtyhet për 2 tetor mbledhja e dy qeverive shqiptare

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u pajtuan që të shtyhet për 2 tetor mbledhja e dy qeverive shqiptare, e cila ishte e paraparë të mbahej këtë të premte.

Kështu bëri të ditur kryeministri Hoti sonte përmes një postimi, me ç’rast e falënderoi kryeministrin Rama dhe dy ekipet.

“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes.”, shkroi Hoti në facebook./21Media

Back to top button