Shtyhet për një datë tjetër votimi i Projektkodit Civil
Shqyrtimi i parë i Projektkodit Civil është shtyrë për një seancë tjetër të Kuvendit të Kosovës.
Kjo u bë e ditur nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.
Sipas Projektkodit Civil, në kapitullin II, saktësisht neni 1138, thuhet se martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku si burrë e grua.
“Martesa është bashkësi jetësore e vazhdueshme e burrit dhe gruas, ligjërisht e rregulluar. Martesa lidhet me dhënien e pëlqimit të burrit dhe gruas dhe nënshkrimin e tyre para zyrtarit të gjendjes civile”, thuhet në Projektkod./21Media