Shtyhet sërish vendimin për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Vendimi u caktua të jepet të shtunën, 30 dhjetor, në ora 12:00.

Berisha është nën hetim pasi dyshohet për korrupsion në privatizimin e ish-kompleksit “Partizani.

SPAK kishte kërkuar ndaj tij masën e sigurisë detryim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë vendit, por pasi Berisha nuk e respektoi, u kërkua një masë më e ashpër.

Më 22 dhjetor Kuvendi i dha SPAK autorizimin për heqjen e lirisë, pasi votoi me 75 vota pro.

Seanca ishte caktuar për në datën 26 dhjetor, por u shty për ditën e djeshme me kërkesë të avokatëve të Berishës në mënyrë që ata të njiheshin me çështjen.

Përfaqësuesit e ish-kryeministrit kishin kërkuar edhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, pasi kjo ishte shkarkuar në vitin 1996 nga Berisha, por kërkesa nuk u pranua./vizionplus

Back to top button