Shtypet numri i ri i gazetës zyrtare, shpallet vendimi për Xhaferin si kryerparlamentar?

Numri më i ri i gazetës zyrtare është shtypur në shtypshkronjen “qendra grafikore”

Në të pritet të shpallet edhe vendimi për zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryerparlamentar. Ky botim gjatë natës do të përpunohet dhe do të publikohet nesër.

Nga kuvendi i Maqedonisë që nga mesi i javës së kaluar është dërguar shkresë me njoftimin e zgjedhjes së Xhaferit, ndërsa nga atje kanë njoftuar se vendimi do të shpallet në numrin e ardhshëm të gazetës zyrtare. Nga shpallja e vendimit fillon afati prej 10 ditësh kur presidenti i shtetit duhet ta ndan mandatin për formimin e qeverisë së shumicës në parlament, gjegjësisht liderit të LSDM-së Zoran Zaev./21Media

Back to top button