Shuhen zjarret në tre lokacione të ndryshme në Shkup, nuk ka të lënduar

Pasditen e sotme në territorin e Qytetit të Shkupit është raportuar për tre zjarre aktive.
Zjarri i parë është në lagjen Maxhir Mallë në rrugën “Gjuro Gjonovik” me numër 65, ku është djegur një shtëpi e braktisur afër stacionit të ri të trenave.
Zjarri i dytë është raportuar në një hambar në Kondovë, ndërsa zjarri i tretë ka ndodhur në unazën pas “Euroactiva” në drejtim të Bllacës. Komandanti i zjarrfikësve në Shkup, Zvonko Tomeski për TV21 tha se zjarret janë shuar dhe se nuk ka të lënduar./21Media

Back to top button