Shumë afër për të përfaqësuar Maqedoninë në Eurovision! Jon Ajdini: Mbështetja e publikut më mban të gëzuar e të lumtur

Këngëtari Jon Ajdini, emri artistik i të cilit është Yon Idy, në Pastel në TV21 tha se ka po merr energji pozitive nga publiku pas publikimit të këngës “Dreams”.
Ajdini tha është i lumtur që është në mesin e 6 kandidatëve për të përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në Eurovision, ndërkaq theksoi se me mbështetjen e publikut pret që të realizojë ëndrrën e tij.
“Është mbështetja që më mban kaq të gëzuar dhe të lumtur, mendoj, i shton lumturisë për shkakun që ndodhem në rrethin më të ngushtë në finale për të zgjedhur si përfaqësuesi i Maqedonisë në Eurovision”, tha Jon Ajdini në Pastel në TV21.
Në këtë link mund ta dëgjoni këngën Dreams përsëri dhe të votoni për Yon Idy-n, shkruan TV21./21Media

Back to top button