Shumë dashuri nga Dua Lipa për ditëlindjen e saj

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa sot feston ditëlindjen e njëzetë e nëntë.
Ajo ka postuar disa fotografi e video në X, ku duket se po feston këtë ditëlindje në mënyrën më të mirë të mundshme.
“29 dhe jeta vazhdon të bëhet më e mirë, faleminderit për të gjitha urimet e ditëlindjes. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar ajo.